Gazetari Mentor Kikia u shpreh se PD është shpërndarë dhe në rend të ditës është riorganizmi apo shpërbërja e saj si formacion politik.
Ai theksoi se Berisha ka të drejtë kur thotë se opozita po shkon nga dështimi në dështim, por për këtë situatë janë të dy përgjegjës; si Basha ashtu edhe Berisha.
Deklarata e Kikias:
“Mendoj se në PD po ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme. Partia është shpërndarë dhe në rend të ditës është riorganizmi apo shpërbërja e saj si formacion politik. Berisha ka qenë njeriu që për dekada ngriti një mekanizëm e një sistem që nuk ka qenë më i miri, ku janë përjashtuar njerëzit që mendonin ndryshe nga kryetari i partisë. Mbërritëm sot në një pikë ky Berisha ka rënë viktimë e mekanizmit të tij. Sot është ai që mund të shkatërrojë këtë mekanizëm.
Duket se një pjesë e Bazës është në mbështetje të Berishës, sepse shumë prej tyre u jep adrenalinë, kur opozitarëve u duhet të qëndrojnë për herë të tretë në opozitë. Sigurisht që Berisha ka të drejtë kur thotë se opozita po shkon nga dështimi në dështim sepse ka humbur shumë beteja politike. Por Berisha nuk është personi që qëndron jashtë këtyre përgjegjësie. Basha dhe Berisha janë përgjegjës njëlloj për ato që nuk kanë ndodhur mirë në PD”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post