Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur nga qyteti i Shkodrës se do të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit nëse Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë deklaratave të tij, një qytetar tepër i revoltuar, tha se kishte qarë si fëmijë, ditën kur dëgjoi lajmin se Sali Berisha është përjashtuar nga grupi i PD. Qytetari i premtoi besnikëri ish-kryeministrin, për të cilin tha se ishte gati edhe “të vr.itet”.
Qytetari:
“Kam qarë si fëmijë kur mora vesh se të ka përjashtuar. Mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha, a qëndron dot në seli të PD-së. Bëj be në fëmijët, do vritem unë për ty.
Kam bërë burg për këta maskarenj dhe për tradhtarin e kombit shqiptar, Lulzim Bashën. Jam ai personi që ke nxjerrë në statusin tënd. Nuk kam frikë, bërtas përditë poshtë Edi Rama, edhe po të më vra.sin. Nuk kam frikë. Kam bërë bu.rg në Shënkoll, por nuk i thonë Shenkoll, por Shëndreq”, tha qytetari.
Diskutime rreth kësaj post