Ilir Demalia ka folur për marrëdhënien e tensionuar mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ai e ka krahasuar PD-në me një pronë, nisur nga një prej problemeve më të mëdha në vend, duke treguar se tapinë e ka Berisha, kurse legalizimin e ka Basha.
Por ai ironizon se në vendin tonë nuk ka gjykata që të zgjidhet problemi dhe sipas Demalisë do zgjidhet me kanun.
Deklarata e Demalias:
“Berisha ka tapinë e partisë, Basha ka ardhur si ato që ka ndërtuar me legalizimet. Basha ka legalizimet, kemi një konflikt, një vendosje pronësie, do zgjidhet me gjykatë, por gjykatat nuk funksionojnë në vendin tonë dhe do zgjidhet me kanun. Do rrethohet PD dhe do shihet se kush do të fitojë. Ky thotë kam 8 vite që ka PD-në, kurse ky që thotë do e legalizoj, kam tapinë. Të shohim se kujt do t’I ngelë tapia e shqypit”, ironizoi Demalia
Diskutime rreth kësaj post