Roma është perfekte në këtë aventurë në Conference League: 2 ndeshje 2 fitore, 8 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Pas një derbi me shumë kosto, Mourinho bëri një rotacion thuajse total përballë Zorya, i besojë një fanellë titullari edhe Marash Kumbullës. I ngujuar në stol në Serie A, qendërmbrojtësi po fiton gjithnjë e më shumë minuta në Evropë, një lajm pa diskutim i rëndësishëm edhe për trajnerin Edy Reja, Kumbulla për të është një pikë fikse në formacion.
Verdhekuqtë arritën një fitore të pastër 0-3 por për mediat italiane, Kumbulla ishte ndër lojtarët më pak të vlerësuar, nota 5,5: “Ndonjë paqartësi, kjo e kushtëzuar edhe nga minutat e pakta në këtë sezon. Nuk shkëlqen, madje rrezikon të shkaktojë edhe një 11-metërsh me një ndërhyrje në limitet e zonës së rreptësisë”.
Diskutime rreth kësaj post