Një nga përfaqësuesit e forumit rinor të PD-së, Ergys Ivziku ka folur për takimin që do të ketë ish-kryeministri Sali Berisha sot pasdite në Shkodër, për të mbledhur firmat e mbështetësve për të mbajtur Kuvendin e PD-së për largimin e Bashës.
“Jam shumë i qartë me mbështetjen që i jap kësaj lëvizjeje. Ka të bëjë me parimet e PD dhe jo me figurën e Berishës. Ai është iniciatori i saj, PD ka nevojë për t’u hapur dhe u zhvilluar në debate e duhet ta kemi të drejtë e saj, pasi sjell forcimin e partisë”, tha Ergys Izviku..
Ai theksoi se këtë lëvizje Berisha nuk e ndërmerr për t’u bërë kryetar i PD-së sërish, por për ta bërë PD-në më të fortë. “Influenca e Berishës është e madhe dhe ka nevojë për debat për një ringjallje të PD-së, jemi në një gradë shumë te keqe. PD vjen nga humbja e tretë e zgjedhjes”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post