Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbështetur propozimin e mazhoranës për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut.
Soreca thotë se Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët dhe shton se kosolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.
“Vettingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lart”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post