Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama nuk është më kryeministër, por kryeagjent.
Sipas ti, ministritë janë kukulla pasi çdo gjë në vendin tonë kontrollohet nga agjencitë e ngritura me porosi të Edi Ramës.
Postimi i plotë:
“Kryeagjenti Edi Rama.
Në fakt Ai nuk është më Kryeministër, por KRYEAGJENT.
Ai nuk qeveris me ministra, por me agjensi. Ministrat janë kukulla. Agjensitë bëjnë çdo gjë. Njësoj edhe me bashkitë. Gjithnjë e më kot janë sepse ka agjensi që marrin vendime për çdo kompetencë të tyre.
Përveç agjensive të njohura mbi ujin, energjinë, mbetjet, lejet e ndërtimit, të kadastrës, të pasurisë minerare, të ajrit, të detit, të automjeteve, të rrugëve, të tenderave, të mediave etj, tashmë po krijohen edhe agjensi të reja.
Agjensi për bregdetin;
agjensi për paratë dhe;
sigurisht agjensi për propagandën.
Dmth tokën, ajrin, detin, njeriun, paranë, pasurinë, mendimin e madje edhe fjalën Ai i menaxhon me agjensi. Të gjitha janë fuqiplote.
Agjensitë anashkalojnë
ministrat dhe të zgjedhurit vendorë pa asnjë problem. Ata janë entitete që funksionojnë vertikalisht me vartësi direkte nga Edi Rama.
Të gjitha Agjensitë janë të posaçme dhe funksionojnë me rregulla të posaçme, përjashtimore nga ligjet normative të shtetit.
Shteti i masave të jashtzakonshme tashmë është ulur këmbëkryq midis nesh. Shteti që nuk njeh e zbaton ligjet normative të veta, por funksionon me ligje masash të posaçme dhe përjashtimore nga normat.
Ky është modeli i shtetit jo demokratik. Me këtë model qeverisi gjermaninë Hitleri, fjala vjen. Maßnahmenstat quhet modeli i këtij shteti.
Edi Rama sot është faktikisht kryeagjenti i Shqipërisë. Kontrollon çdo gjë me agjensitë e Tij jashtë rregullave normative të shteti.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post