Analisti dhe gazetari Mentor Kikia shprehet se lëvizja që Sali Berisha ka nisur në bazën e PD-së është thjesht për të shpëtuar veten. Kikia tha se Berisha është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja.
Deklarata e Kikias:
“Sot Basha është si ato gratë në vendet islamike: e kapur në tradhti gjuhet me gurë. Këta që po e gjuajnë sot Bashën me gurë, ku ishin deri dje. Të gjithë mendonin se pas Bashës ishte Berisha. Berisha nuk ka moral as të kërkojë ndjesë sepse është po kaq përgjegjës për çfarë është bërë keq nga Basha. Është përgjegjës jo vetëm për katapultimin e një kryetari. Berisha duhet të mbajë përgjegjësinë. Ai nuk është aty sot për të kthyer demokracinë e PD. Është aty për të shpëtuar lëkurën e vet sepse Basha e nxori në rrugë”, tha Kikia
Diskutime rreth kësaj post