Anëtari i Kryesisë së PD dhe deputeti i qarkut të Durrësit Oerd Bylykbashi ka marrë qartë anë kundër pretendimeve të kryetarit Basha për të injoruar bazën e partisë që po mbledh firmat për të thirrur forumet vendimmarrëse si Kuvendi. Në një postim në rrjetet sociale Bylykbashi nuk ngurroi t’i jepte kryetarit leksione demokracie.
“Vetëm zbatimi i rregullave garanton frymën e demokracisë dhe besimin e njerëzve në të. Por rregullat burokratike as mund të jenë kundër frymës së demokracisë e as mund ta pengojnë apo vrasin atë. Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim së bashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar së bashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc. Përndryshe nuk është demokraci, por autokraci”, shkruan Bylykbashi.
Ky është një leksion i demokracisë amerikane, thekson Bylykbashi, një referencë e hapur ndaj pretendimeve të kryetarit Basha se nuk do të lejojë forume anti-amerikane në PD.
“Nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin, të jetë demokratik! Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë”.-tha ai.
Oerd Bylykbashi mori pjesë në foltoren e Sali Berishës në qytetin e Durrësit, ku dhe është deputet, duke shprehur në këtë formë qëndrimin pro nismës së liderit historik për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post