Kreu i PD, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin Zona Zero foli për mbledhjet e Sali Berishës me mbështetësit e tij që kanë dalë hapur kundër kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.
Ndoka tha se do të jetë krah Sali Berishës në takimin e radhës në Shkodër dhe se sipas tij Berisha është një lider që i ka sjellë fitore PD, gjë që nuk e ka bërë Basha. Ndoka u shpreh se Basha tashmë ndihet i frikësuar nga aksioni i Berishës, pasi e ka humbur autoritetin në PD.
Deklarata e Ndokës:
“Basha nuk arriti dot të ishte lidership i opozitës, sepse ka pasur shumë defekte.
Ne ia kemi thënë hapur, i kemi kërkuar që të jetë më i vendosur. Ne i kemi dhënë një lloj autoriteti, dhe kjo është e gabuar dhe falë kësaj nuk arriti të bëhej lider.
Më duket se tani ka më shumë frika nga zoti Berisha. Basha e ka humbur autoritetin e tij në PD,” tha Nard Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post