Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse është ftuar në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama për të folur për krizën bjelloruse dhe angazhimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka zhvilluar sot një takim edhe me presidentin Ilir Meta, me të cilin foli për lirimin e të burgosurve politikë, lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Bjellorusi.
Gjatë një interviste për Top Neës, Tsikhanouskaya ka treguar se gjatë takimit me Ramën, ka kërkuar strehimin e bjellorusëve në Shqipëri, duke shtuar se vendi ynë mundd të bëjë shumë për Bjellorusinë.
“Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se atyre të mëdha. Sepse çdo vend ka zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në organizata ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë kundrejt Bjellorusisë, kryeisht për programet e rehabilitimit të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe kanë nevojë për rehabilitim dhe Shqipëria mund t’i presë në të ardhmen”, tha Tsikhanouskaya.
“Ne folëm për këto programe rehabilitimi dhe evente kulturore në Shqipëri si përshembull ekspozita nga Bjellorusia dhe shumë të tjera. Vetëm për të promovuar idenë e luftës kundër diktaturave dhe për demokraci në botë”, shtoi liderja e opozitës bjelloruse.
Diskutime rreth kësaj post