“Foltorja” e organisuar nga ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e nesërme pritet që të jetë në qytetin e Shkodrës. Krah Berishës mësohet se do të jetë dhe Nard Ndoka, aleati i Bashës i cili si shumë të tjerë është kthyer kundër tij.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë kreu i PDK-së në një prononcim për mediat ku tha se ai do të jetë në kra të ish-kryeministrit.
“Do të jem nesër me Berishën, nuk e lej vetëm. Si aleat i PD do të jem neser atje”, tha ai.
Takimi i rradhës i ish-kryeministrit Berisha me simpatizantët e Partisë Demokratike pritet që të mbahet në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.
Diskutime rreth kësaj post