Aktori i njohur Julian Deda, i cili është edhe një anëtar i Partisë Demokratike që ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka përgatitur “letrën e lamtumirës” nga partia kryedemokratit.
Në letrën e shkruar nga aktori, “Basha” i kërkon falje çdo demokrati për të gjitha vendimet e gabuara që ka marrë në kurriz të PD duke i shkaktuar dëme partisë, teksa pranon që në drejtimin e tij, PD duhet të bënte më shumë për qytetarët, ndaj ky ishte fundi i tij si kryetar i Partisë Demokratike.
Sipas Jul Dedës, këto fjalë duhet të thotë Lulzim Basha dhe të bëhet burrë të paktën një herë në karrierën e tij politike, për t’u larguar pa shumë turp nga PD.
Postimi i plotë:
“Zonja dhe Zoterinj…!
Te nderuar demokratë dhe demokrate, te nderuar qytetare shqiptare. Jam sot perpara jush, me pergjegjesine e plote qe me jep pozita ime politike dhe shoqerore, per t’ju komunikuar se kjo eshte dalja ime e fundit ne cilesine e Kryetarit te Partise Demokratike te Shqiperise.
Duke pare me vemendje reagimet tuaja, zhvillimet e fundit ne PD, te cilat kane qene me dramatiket qe nga koha e themelimit te saj, kam vendosur te marr te gjitha pergjegjesite dhe te jap doreheqjen nga posti i kryetarit te PDSH.
Nepermjet kesaj deklarate, dua t’i kerkoj ndjese te thelle çdo demokrati, qe eshte lenduar, fyer apo eshte ndjere i paperfaqesuar nga veprimet apo mosveprimet e mija. Me falni per te gjitha vendimet e gabuara qe kam marre ne kurriz te PD, duke i shkaktuar asaj deme, te cilat uroj qe cilido te vije pas meje, te kete mundesi t’i riparoje ne kohe.
Po, e pranoj, PD nen drejtimin tim, duhet te bente me shume per te fituar besimin e demokrateve ne rradhe te pare, por gjithashtu per t’i ngjallur shpresen shqiptareve ne pergjithesi. Per fat te keq, une nuk ja dola dot.
Ju kerkoj ndjese te dashur demokrate, jo vetem per faktin qe nuk arrita t’ju sjell ne pushtet, por sidomos per nje seri vendimesh te marra nga une personalisht, te cilat po e çojne kete parti drejt perçarjes.
Per fat te keq, ky ishte rrugetimi im politik. Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten gjate ketyre viteve. I jam mirenjohes secilit, edhe atyre pak qe me mbeshteten personalisht edhe atyre shume te tjereve qe mbeshteten PD-ne, mbeshtetje nga e cila perfitova edhe une. Ndjej keqardhje qe nuk arrita ta shfrytezoj per mire kete fakt.
Edhe nje here te dashur demokrate, duke ju falenderuar per kontributin tuaj, ju kerkoj perulesisht ndjese per gabimet e mija. Me respekt LB.
P.s Kaq duhet te thote. Shkurt, shqip dhe sinqerisht, te behet burre te pakten nje here te vetme ne karrieren e tij politike. Si e vetmja menyre per tu larguar pa shume turp nga kjo parti.”-shkruan Deda.
Diskutime rreth kësaj post