Duke iu referuar lëvizjeve të reja brenda Partisë Demokratike, nënkryetarja e kësaj force politike, Jorida Tabaku, i sheh si mundësi që opozita të kthehet në një alternativë gjithëpërfshirëse, edhe për ata që kanë mendime të ndryshme.
Në PD janë ngritur grupe pune për një reformë të re territorial. Teksa rendit ato të cilat i quan dështime të reformës së kaluar, për A2CNN Tabaku e cilëson atë si një aset të kthyer në shërbim të Edi Ramës.
Jorida Tabaku është në krye të komisionit parlamentar për integrimin europian, proces për të cilin nuk sheh një dritë jeshile për Shqipërinë, bazuar edhe në raportet e medias ndërkombëtare.
Tabaku do të kryesojë edhe një nga tre komisionet hetimore që opozita kërkon në ngrejë në Kuvend, atë për inceneratorët, që pritet të nisë punën së bashku me dy të tjerët për zgjedhjet e 25 prillit dhe çështjen Becchetti.
Diskutime rreth kësaj post