Zëvendësndihmës sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka reaguar ditën e sotme për marrëveshjen e vendosur mes Kosovës dhe Serbisë.
Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes dy vendeve dhe i ka atribuar suksesin Bashkimit Europian dhe Miroslav Lajçak-ut pë qetësimin e situatës dhe vendosjen e dialogut.
“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.
I pyetur më pas nëse SHBA e ka ditur paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa, Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.
“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, tha Escobar.
Diskutime rreth kësaj post