Balluket, flokët e prera shkurt dhe të krehur drejt është detaji, të cilin këtë vjeshtë e kanë përqafuar shumë nga personazhet e njohur të ekranit e jetës publike.
Moderatorja Brunilda Lahe, ka publikuar sot një foto në rrjetet sociale për të cilën ndjekësit i thonë se iu duket fiks si deputetja e PD-së, Grida Duma.
Dhe meqë shumë njerëz ia vunë në pah këtë gjë Bruna ka vendosur të bëjë një sondazh në Instastory-n e saj.
Së fundmi Grida Duma është shfaqur në paralament me një prerje të re flokësh të njohura si “bob”. Ndërsa Bruna i ka errësuar flokët dhe po ashtu i ka prerë, edhe pse jo “bob” si Duma.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post