Për analistin Baton Haxhiu raportimet e fundit se BE nuk është më “pro” integrimit të Ballkanit Perëndimor është tregues i ksenofobisë që kultivojnë prej kohësh disa shtete anëtare. Ai tha se kjo i ngjan raportit që BE ka mbajtur me Turqinë.
“Unë mendoj se këtu ka një ksenofobi evropiane ndaj shteteve të Ballkanit, nuk ka të bëjë me korrupsionin, qeverisjen e keqe, këto janë arsye që e sjellin një diskurs ksenofob ndaj popujve të Ballkanit,” – tha Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Sipas Haxhiut kjo ksenofobi është e ngulitur edhe prej faktit se shumica e popujve të Ballkanit janë myslimanë.
Diskutime rreth kësaj post