Kryetarja e Misionit të OSBE/ODIHR, Urzula Gaçek mbërriti në PD për të dhënë rekomandime për përmirësimin e reformës zgjedhore. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në hyrje të PD mungoi Oerd Bylykbashi, deputeti që ka drejtuar reformat zgjedhore për shkak të ekspertizës në këtë fushë.
Rezervat për mënyrën se si po propozohen reformat nga selia blu, por edhe vendimi për të qenë në krah të Sali Berishës, duket se mjaftuan që Lulzim Basha reformën zgjedhore t’ja besojë Enkelejd Alibeajt.
Deputeti demokrat ishte mbrëmjen e sotme në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Durrës. Përpos Bylykbashit, figurat e tjera në krah të ish-kryeministrit ishin; Edi Paloka, Flamur Noka, Igli Cara, Tritan Shehu, etj.
Diskutime rreth kësaj post