Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Basha, për të cilin tha se ka afera të përbashkëta me kryeministrin Rama në Portin e ri të Durrësit.
“Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodet, të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat të përbashkëta tek ky sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit. Nuk kemi ne, me asgjë s’mund të luajmë ne me identitetin tonë”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha kur u pyet se çfarë mendon për projektin e Portit të Durrësit.
Berisha ditën e sotme mbajti “Foltoren” në qytetin e Durrësit, ku në krah kishte edhe aktivisten Evi Kokalari, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post