Sipas “Transfermarket” ekipi më i shtrenjtë i kategorisë Superiore është Partizani. Të kuqtë vlerësohen rreth 5.3 milionë euro.
Partizani nuk ka bërë një start të mirë, por e njëjta gjë ishte edhe sezonin e kaluar, megjithatë deri në fund, Daja dhe të besuarit e tij treguan që dinë të luftojnë për kreun e tabelës. Madje, deri në javën e parafundit, ishin ata që kryesonin kampionatin.
Një blerje e goditur për Partizanin është Filipoviç. Gjithashtu, edhe Ergys Kaçe është përshtatur te të kuqtë dhe ka marrë menjëherë rolin e titullarit, por edhe të ndërtuesit të çdo aksioni.
Në takimin kundër Vllaznisë, mesfushori 28-vjeçar nuk gaboi asnjë pasim, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës. Kur Daja të ketë gjithë kontingjentin të gatshëm për t’i nisur sfidat nga minuta e parë, atëherë pritet një Partizan shumë më i fortë sesa kemi parë në tri javët e para. Strategu i të kuqve shpreson t’i ketë gati që kundër Dinamos dhe duket se kështu do të jetë.
Për sa i përket ekipeve me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, pas Partizanit, në Kategorinë Superiore vijnë Vllaznia, Kukësi, Dinamo dhe Tirana, ndërkohë që lista mbyllet nga Kastrioti dhe Egnatia.
Diskutime rreth kësaj post