Gjendja e gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo vijon të jetë kritike.
Prej kohësh Grillo ndodhet jashtë shtetit, më saktë në Turqi ku ka shkuar për kurim, por gjendja e tij shëndetësore duket se nuk ka patur përmirësim.
Rreth 1 muaj më parë, mjekët morën vendimin për ta futur në intubim Grillon, por mesa duket dhe kjo lëvizje nga ana e tyre nuk e ka ndryshuar shumë situatën.
Së fundmi, miku i tij Ervin Baku ka bërë thirrje në rrjetet sociale duke ftuar miqtë, të afërmit dhe të njohurit që të japin kontributin e tyre për të ndihmuar financiarisht familjarët pasi kostot e kurimit janë marramendëse.
“Duke ditur që fatura tani ka shkuar kacafiu, në shifra marramendëse, natyrisht e papërballueshme për familjen, ftojmë edhe njëherë të gjithë, dashamirësit, ju jeni me qindra e mijëra, sipas mundësisë suaj, të jepni një kontribut financiar në këtë llogari”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post