Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar vjedhjen e ushqimeve nga punonjëset e azilit të Fierit. Denoncimi ka ardhur nga veta të moshuarit që jetojnë në atë institucion, të cilët shprehen se “punonjëset vijnë me çantat bosh dhe largohen me çantat plot”.
Ata thonë se nuk kanë marrë as këpucët dhe as rrobat që u jep shteti çdo vit, duke hedhur dyshime se edhe rrobat janë vjedhur.
“Ne na bëjnë vetëm ndonjë lëng të skuqur, ose ndonjë turli sa për të thënë. Këto janë bërë të gjithë bashkë, nga drejtoresha te Armando Subashi”.
Ndërkohë, gazetarët e “Fiks Fare” kanë ndjekur njërën prej punonjëseve të azilit dhe i kanë kërkuar që të hapë çantën në momentin që ka mbaruar punën, teksa gjatë tentativës për t’iu larguar gazetares, asaj i janë rrëzuar vezët që kishte marrë dhe i janë thyer, ndërsa në çantë ka patur edhe ushqime të tjera.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post