Analisti Frrok Çupi gjatë një përplasje me demokratin Lisandër Hoxha, është ngritur nga tavolina duke fikur lidhjen Skype.
Gjatë diskutimit Hoxha shprehet se PD duhet të largojë pengun e Edi Ramës që ka për kryetar ndërsa Çupi deklaroi se ai nuk mund të marrë përsipër të flasë në emër të popullit shqiptar.
Pjesë nga debati
Frrok Çupi: Jam i sigurt që do të hapen dritaret e tjera. Jemi gati për të pritur se çfarë do të ndodhë
Lisandër Hoxha: Ju i bëtë gjyqin. Le të hapet çdo dosje. Kjo nuk e pengon PD për të larguar pengun e Edi Ramës që ka sot kryetar dhe t’i kthehet të rinjve dhe të rejave
Frrok Çupi: Si merrni përsipër për të folur në emër të popullit shqiptar. Çfarë dreq njerëzish jeni
Lisandër Hoxha: Unë flas për PD, jo për popullin shqiptar
Frrok Çupi: Si mund të flisni në emër të popullit, a jeni në vete. Populli shqiptar e neverit Sali Berishën dhe juve të gjithëve që mbroni Sali Berishën. Do ta shikojë liderin tuaj prapa hekurave
Diskutime rreth kësaj post