Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ vizitën e kryeministrti Rama në Kosovë. Sipas Çollakut, Ramën e detyruan ndërkombëtarët për të vizituar Kosovën.
“Rama nuk mund të sillet si lunatik me Kosovën. Vizita e djeshme në Prishtinë nuk mund të interpretohet kjo vizitë si zbritje nga marsi, kemi një thyerje e një tradite 30-vjeçare kemi parë një qasje konfliktuale me Ramën me të gjitha palët. Konflikti ka shkuar përplasje në deklarata në tallje dhe fyerje publike. Rama nuk duhet të sillen në mënyrë lunatike në këtë mënyrë, por duhet të ketë mbështetje të madhe dhe pa rezerva ndaj Kosovës”, – tha Çollaku.
Më tej ai shtoi se “Ramën e detyruan ndërkombëtarët, pasi deri dje tentoi ti kafshonte dorën, sot shkoi i puthi dorën Kurtit”.
Deputeti demokrat e cilësoi si skandaloze mos takimin e Ramës me presidenten Vjosa Osmani, duke bërë fajtor kryeministrin. “Ai takoi kryetarin e partisë më të fundit në Kosovë dhe shmangu presidenten e Kosovës, ky është një skandal. Gjithashtu ai braktisi edhe fjalën e Osmanit në Parlamentin shqiptar”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post