Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbardhur detaje nga takimi i saj me ambasadoren Yuri Kim, vetëm një orë para se t’i bashkohej Foltores së Berishës në qytetin e Vlorës.
Në një intervistë për emisionin ‘Quo Vadis’, Kokalari tregoi se takimi ishte i programuar ndërsa shpjegoi se ishte një takim miqësor ku të gjitha gjërat u diskutuan pa doreza.
Ajo theksoi se nuk ndryshon kollaj dhe nuk lëviz nga principet e saj.
“Takimi me Yuri Kim ishte i programuar para se të vija dhe nuk e di pse e kanë bërë kaq problematike, të gjithë kërkojnë transparencë. Ka shumë njerëz që më njohin mirë dhe çfarëdo të kem diskutuar aty, unë nuk ndryshoj kollaj, nuk lëviz nga principet e mia. Është një takim miqësor, janë të thëna të gjitha pa doreza. Unë Yuri Kim e kam mikeshë. Njerëzit u bënë konfuzë se në mëngjes isha me të e mbasdite me Berishën”, – u shpreh Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post