Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari prej disa ditësh i është bashkuar Foltores së Berishës. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Quo Vadis’, Kokalari u shpreh se e sheh Berishën si urë për ta kaluar PD nga Basha në një opozitë të fortë. Sipas saj, Berisha është i vetmi që mund të mundësojë ndryshimin e situatës në PD.
“Unë e shoh Berishën si e vetmja urë për ta kaluar nga Basha në një opozitë të fortë. Është i vetmi person që mund ta mundësojë ndryshimin e situatës në PD. Ai e ka marrë shumë seriozisht rindërtimin, reformimin e PD dhe e ka të qartë atë.
E shoh shumë të motivuar e dua të përfitoj nga ky motivim i Berishës, ja kam thënë troç që më vjen keq që ndodhesh në këtë situatë. Megjithatë unë dua të përfitoj që të dy bashkë ta çojmë PD në të djathtën e vërtetë. Por duhet shumë punë sidomos kur je në kushte të tjera kur partia është e shitur. Nëse ai nuk dorëzohet dhe nuk e ndalon ai do e marrë nga Basha do e reformojë, ma ka thënë planin e plani është perfekt”, – u shpreh Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post