Ish-deputeti Kastriot Islami ka ngritur alarmin për situatën në të cilën ndodhet Kosova ditët e fundit dhe rre3zikun që i kanoset. Sipas Islamit, Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan.
Ai tha se kjo situatë mund të çojë në trazira e ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë dhe se Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis.
“Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan. Këto nisma janë me prejardhje nga Beogradi për të krijuar Serbinë e Madhe. Rama e mbështet sepse do që të forcojë karrigen e tij. Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, edhe pse janë forcat e NATO-s aty. Ka një rrezik që veriu i Kosovës të shkëputet, ngjashëm me Krimenë.
Kjo situatë mund të çojë në trazira dhe ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë. Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis. Rama ka luajtur një rol në këtë proces. Ai është futur përmes këtij projekti, që është një projekti të gabuar. Gjermania e ka thënë se procesi i duhur është ai i Berlinit. Qëllimi është që të krijohet Serbia e Madhe. Rama është vetegënjyer se mund të prishet kufiri me Kosovën, por sot e mohoi se mërziten ndërkombëtaret.”, – u shpreh Islami.
Diskutime rreth kësaj post