Deputeti Tritan Shehu ka pranuar se ka qenë në mesin e demokratëve që është thirrur nga Ambasada amerikane për t’u pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit në PD dhe përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.
“Po kam qenë unë si kam mik. Kam qenë mik i ambasadës që nga 18 marsi i 91 kur erdhi misioni amerikan, që nga ajo ditë kam qenë mik i tyre. Qëlloi që atë ditë që erdhi në Tiranë Krisi u sëmur dhe më thirri mua, unë isha kandidat për deputet. Ata dinë të respektojnë mendimet e tjetrit…”, tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post