Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke e konsideruar si ‘skuth’.
Kadilli theksoi se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së dhe se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.
“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.
Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli në një intervistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post