Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një deklaratë të fortë për kryeministrin Rama.
Nisur nga përplasjet e fundit në Veri të Kosovës me Serbinë, Ngjela shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të jap dorëheqjen.
Nisur nga përplasjet e fundit në Veri të Kosovës me Serbinë, Ngjela shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të jap dorëheqjen.
“Si vëllai i madh kam mësuar që me të voglin ka gjithmonë një problem”, Edi Rama tregon ‘debatin’ e vjetër me Albin Kurtin dhe nuk i kursen ‘thumbat’: Ai nuk do e pranonte kurrë këtë!
Ka biseduar me Vuçiç-in pas tensioneve në Veri? Kryeministri Rama i dërgon mesazhin e rëndësishëm politik liderit të Serbisë: Vëllau jem, çfarë do ambasadori rus në kufi me Kosovën?
“Shqipëria e as Kosova s’kanë rrugë tjetër, veçse të…”, kryeministri Rama flet hapur dhe shpalos synimet e tija të mëdha
Postimi i plotë:
“Ballkani i Hapur, u provua që është një tezë antishqiptare.
A do ta japë dorëheqjen Kryeministri Edi Rama?
l.
Nëse kryeministri i Shqipërisë, nuk e pranon politika e Lartë e Kosovës: Presidenti i Republikës ose Kryeministri i Kosovës – Kryeministri i Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen.
Përse do ta duan shqiptarët një kryeministër të tillë!
Ja çfarë ndodhi kohët e fundit: Rama kërkoi të na hapte kufijtë për një Ballkan të Hapur, ku do të miqësoheshin popujt e Gadishullit, kurse banditi Vuçiç ka çuar forcat ushtarake në kufirin verior të Kosovës.
Dhe Rama, do të na qëndrojë ende si kryeministër!?
Përse ta duam! që të na hapë kufirin për trupat ushtarake serbe të drejtuara nga terroristi milosheviçian Aleksandër Vuçiç?
ll.
Një turp i madh për të gjithë politikën shqiptare është baktaçillëku antishqiptar i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur.
Po ky kryeministër, këtë turp historik në bashkëpunim me terroristin e Serbisë, e ka bërë me qëllim antishqiptar, apo nga naiviteti politik?
Dhe ja përgjigjja e kësaj pyetjeje: po të japë dorëheqjen, Edi Rama e njeh gabimin si paaftësi në kuptueshmërinë e termit “Ballkan i Hapur”; kurse, po nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ai është në bashkëpunim me agresionin serb antishqiptar.
Këtë do ta shohim…
Pyetja që ngritëm më lart, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç dy mundësive që përcaktuam.
Po opozita shqiptare në Parlament, ku është?” U shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post