Menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ambasadorja Yuri Kim nuk ka vonuar dhe ka rinisur turin e saj nëpër Shqipëri.
Këtë fundjavë, amabasadorja e SHBA vizitoi qytetin e bukur të Gjirokastrës. Teksa ecte në pjesën e pazarit të qytetit, ajo pa një çift shqiptarësh që bënin setin fotografik.
Kim nuk ngurroi t’i afrohej dhe të bënte një foto me ta. Ambasadorja Yuri Kim sistematikisht viziton vendet piktoreske të Shqipërisë, ku takohet me qytetarët për të mësuar më shumë për vendin.
Diskutime rreth kësaj post