Islanda është bërë vendi i parë në Evropë që ka në përbërjen parlamentare më shumë gra se sa burra. Kryeministër i vendit u zgjodh, Katr Jn Jakobsdóttir
Nga 63 vendet në parlamentin Althing 52% u fituan nga gratë, Asnjë vend tjetër evropian nuk ka pasur më shumë se 50% ligjvënëse femra, me Suedinë që është më afër me 47%, sipas të dhënave të përpiluara nga Banka Botërore.
Pesë vende të tjera në botë kanë parlamente ku gratë mbajnë të paktën gjysmën e vendeve, sipas Unionit Ndërparlamentar: Ruanda (61%), Kuba (53%), Nikaragua (51%), dhe Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (të dy 50%).
Ndryshe nga disa vende të tjera, Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësimin e grave në parlament. Vendi nordik ka qenë prej kohësh një pionier në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave dhe ka kryesuar renditjen e Forumit Ekonomik Botëror për vendet më të barabarta për 12 vitet e fundit.
Diskutime rreth kësaj post