Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka uruar fitoren e 11-ë si kampion Shqipërie në sportin e karatesë, Bekim Bashës. Kreu i PD, e cilëson të riun si talent gjenial të arteve marciale, e që ka nderuar vendin në Europë dhe botë.Ai shprehet i sigurt, që në të ardhmen e afërt Bekimi do të ngrejë lart flamurin e Shqipërisë me talentin e tij.
Postimi i Bashës:
“Urime Bekim Bashës, që sot për herë të 11-të u konfirmua kampioni i Shqipërisë në karate. Një talent gjenial i arteve marciale, që na ka nderuar në Europë dhe në botë dhe me siguri, në një të ardhme të afërt, do ta ngrejë edhe më lart flamurin e Shqipërisë 🇦🇱 me talentin e tij të pamposhtshëm!”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post