Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me nismën ‘Ballkani i hapur’, ndërsa thekson se ky është një instrument i Serbisë si pjesë e Unionit EuroAzian rus.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Shehu pohon ngjarjet e fundit në Mal të Zi e Kosovë e rrëzuan këtë “ngrehinë” edhe si një fasadë.
Mesazhi i Shehut:
“Ballkani i hapur” i Vucic- nje instrument i Serbise si pjese e Unionit EuroAzian rus.
Ngjarjet e fundit ne Mal te Zi e Kosove e rrezuan kete “ngrehine” edhe si nje fasade.
—Keto dite treguan falsitetin e atij “projekti”, se paku si nje humbje kohe e energjish prej disa vitesh.
—Keto dite treguan se sa absurde eshte te pranosh rolin lider, realizues e garantues te Serbise ne projekte Rajonale, pa ombrellen e BE.
—Keto treguan qartazi rrezikun e devijimeve te politikave te jashteme e rajonale te Shqiperise, duke e larguar ate nga hapesirat perendimore e europiane e futur ne “ingranazhe” te rrezikeshme.
Por gjithashtu keto ngjarje treguan se ne duhet te hyme perseri ne “shinat” normale te politikave tona Rajonale me disa kolona:
1-Projektet e bashkepunimit Rajonal mund te funksionojne vetem nqs jane te ndertuara, drejtuara e garantuara nga Brukseli.
Vetem keshtu do te sigurojne gjithe perfshirjen e barabarte te vendeve tona, rol te vendeve antare ne BE si Greqia e Italia ne ato, garanci per procesin tone te integrimit.
2-Ndersa persa i takon maredhenieve bilaterale ne Rajon, vemendja kryesore e jona duhet te drejtohet perseri drejt Italise e Greqise, qofte kjo ne planin politik, ekonomik e integrues.
Shqiperia nuk ka pse te lidhe fatin e saj per ne Europe as me Serbine e as me vende te tjera te Rajonit.
3-Shqiperia duhet te permbushi standartet e kerkuara nga Brukseli, te kete prioritare lidhjet strategjike me BE e vendet antare te saj, te mbaje fytyren gjithmone e vetem nga Perendimi, pa kerkuar lidhje strategjike ne Lindje.
4-Pa dyshim duke respektuar e kerkuar maredhenie te mira, bashkepunim me cilindo vend, qe e desheron kete, vecanerisht te Rajonit.
Vetem keshtu Shqiperia do te jete jo vetem koerente e interesave jetike te saj e te shqiptareve, por dhe kontributive e pike orientimi per bashkejetesen e rrugen europiane te Rajonit tone.”-shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post