Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ‘thumbuar’ përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadoren amerikane Yuri Kim, në lidhje me deklaratat e fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Manjanit, Yuri Kim sulmon Berishën se i bën presion SHBA, pasi ish-kryeministri shqiptar ka hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.
Postimi i plotë:
“Pyetja që shtrohet është:
Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret “nongratat” e tjerë?!
Padyshim që përgjigja është e dukshme:
Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.
Në fakt e drejta për të apeluar gjyqsisht çdo vendim administrativ është e përbotshme. Është universale. Berisha ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë. Mendoj se është krejt legjitim.
Kjo nuk pëlqehet nga zoti Blinken dhe administrata e tij. Ndaj ato reagojnë. Zonja Kim është përgjegjëse për stilin tërësisht partizan që përdor, por nuk ka dyshim që shefat e saj, duan që Berisha të tërhiqet nga gjyqi. Ndaj dhe i bëjnë presion.
Sa për idenë se po luftohet korrupsioni, kjo pastaj është qesharake. Nongratat e tjerë kanë qenë e janë nën akuza direkte për dhënie e marrje tenderash e koncensionesh. Fakti që nuk ndihen i bën ata “burra të mirë”, ose “qingja të urtë”. Dhe “qingjat” vazhdojnë të bëjnë biznes privat me tendera e koncensione..
Berisha merret me gjyqe, politikë e demokraci… Bën dhe opozitë ndaj Ramës e Sorosit… “I rrezikshëm”!!
Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!! “Berisha është më i korruptuar se cdo tenderxhi..” etj, etj…
Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë. Më amerikanë se amerikanët madje.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post