Gjermanët do të zgjedhin sot parlamentin federal, Bundestagun. Rreth 60.4 milionë qytetarë gjermanë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e 20 -të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh nën drejtimin e Angela Merkel. Mësohet se mbi 31 milionë votues janë gra dhe rreth 29 milionë burra.
Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%). Në garën për kancelar përballë 60-vjeçarit Armin Laschet, është Social Demokrati Olaf Scholz.
Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet.
Diskutime rreth kësaj post