Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos pranojë vendimin e maxhorncës për të zhvilluar online mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
Mësohet se në mënyrë unanime, deputetët kanë vendosur që të paraqiten në salla sa herë që do të mblidhet një komision parlamentar.
Vendimin e maxhorancës, PD-ja e ka cilësuar si një tentativë për të shmangur kontaktet me Opozitën. Mbledhja në selinë e PD-së vijon ende. Mësohet se po diskutohet edhe për Reformën Territoriale.
Diskutime rreth kësaj post