Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku nuk ka lënë pa përmendur as Kosovën. Ai u shpreh para të gjithë liderve se shtetet duhet ta njohin Kosovën e pavarur, pasi Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun që do të sjellë njohjen e Kosovës edhe nga Serbia.
Deklarata e Ramës:
“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Kosovën. Më keni dëgjuar më shume se 1 herë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është fiksim, dhe as diçka thjesht sa për ta thënë. Është një ftesë për të njohur realitetin e reja në zemër të Europës, ku një shtet i ri lindi me ndihëm e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo punë duhet të përfundojë dhe dua ta përsëris, pasi realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve e kujtdo, se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka kontribuar të shkëputemi nga e shkuara. Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë. E them miqësisht por me bindje: vetëm maturia, kurajo dhe vizioni do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post