Çlirim Gjata, ish-sekretar për Çështjet Ligjore në PD, teksa komentoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Demokrat, një vendim të cilin e cilësoi si jo të drejtë, tha se atë që beri Lulzim Basha, Mustafa Nano nuk do e bënte edhe pse do ishte nën presion nga SHBA, dhe pavarësisht aciditetit që analisti ka ndaj Berishës.
Komenti i Gjatës:
“Vendimi aspak i drejtë për përjashtimin e Berishës. Teksa dihet aciditeti që Mustafa Nano ka me Berishën , por nëqoftëse SHBA do i kishte shkuar në zyrë dhe i kërkonte ta përjashton Berishën nuk do e bëje me këtë lloj presioni. Vetëm për faktin se ta njoh karakterin, pavarësish, që kur dilje ti në televizor shumë demokratë edhe të kanë qëlluar me pultin e televizorit nga ekrani, jam i sigurt se nuk do e nënshkruaje largimin e Berishës me presion”, tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post