Kombëtarja e Kosovës U17 për femra ka bërë debutim ëndrrash në kualifikimet për Kampionatin Europian 2022. Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga trajneri Kushtrim Munishi, kanë marrë një fitore me rezultatin e thellë 13-0 ndaj bashkëmoshatareve të tyre të Gjeorgjisë. Kjo ishte ndeshja e parë e “Dardaneve” në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, ndërsa kjo është fitorja me rezultatin më të thellë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve kosovare që pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.
Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2:0.
Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.
Diskutime rreth kësaj post