Pedagogu Ermal Hasimja ka folur lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit të PD. Me largimin e ish-kryeministrit Berisha, ai tha se të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis. Sipas tij e vetmja zgjidhje që ka PD është të jetë udhëheqëse e një aleance e cila të përfshinte një opozitë morale.
Deklarata e Hasimjas:
“PD sot është për t’i qarë hallin, e përçarë në dy pjesë. Me futjen e Berishës në lojë praktikisht të gjithë ata të pakënaqurit e Bashës janë në kampin e Berishës. Edhe me krizën më të keqe ka një mundësi të madhe. Është e vështirë të imagjinosh një PD në kontrollin e Bashës dhe të Berishës. Të dyja palët do të jenë të detyruara të gjejnë një kompromis. Një qytetar që ka hall korrupsioni dhe atë çfarë po ndodh me vendin nuk i intereson se kush ikën dhe kush vjen nga PD. Sot e vetmja zgjidhje që ka PD është të jetë udhëheqëse e një aleance e cila të përfshinte një opozitë morale. Duhet një aleancë me të gjithë. PD akoma nuk ka dalë me një konkluzion të qartë se përse iku nga pushteti. Nëse ti bën aleanca si ajo me LSI-në ti tregon se të intereson pushteti. PD duhet të futet në një aleancë shumë më të përgjithshme“, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post