Analisti Artur Zheji teksa ka bërë një analizë të situatës politike në kampin e djathtë, ka zgjedhur që të mos jetë me asnjërën nga palët.
“Berisha e bëri Bashën nga kryeengjëll në kryedjall. Cilit doktor t’i besoj? Nga ana tjetër Basha ka një heshtje të pajustifikueshme. Nuk duhet të ketë komplekse, që t’i flasë bazës. Situata është humbëse nga të gjithë krahët. Kur demokracia humbet, nuk kam se me kë të bëj tifo”, tha Zheji.
Sipas Zhejit, PD konsiderohet si e pabesueshme nga SHBA dhe e gjithë kjo situatë që po ndodh tek opozita, vetëm sa e ndihmon Edi Ramën.
“SHBA tha nuk dua që PD të hajë bar. Në shqip tingëllon shumë keq, megjithëatë qëllimin e ka arritur. PD konsiderohet një parti e pabesueshme, me tendenca antiamerikane. Kjo ndihmon Ramën dhe PS. Kjo është e dhimbshme për demokracinë dhe autokracinë që po projekton Edi Rama”, tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post