Boksieri shqiptar, Florian Marku përballet këtë të shtunë me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme.
Të dy boksierët kanë dalë në matje zyrtare, por sportisti shqiptar ka patur një problem, pasi ka rezultuar mbi peshën e lejuar. Mësohet se Markut i janë dhënë dy orë kohë që të humbasë kilogramët e tepërt dhe të dalë për t’u matur përsëri me Prodan.
Sipas prestigjozes angleze “The Mirror” boksierit shqiptar i duhet me patjetër të humbasë 1.8 kilogram brenda dy orëve. Edhe pse duket thuajse e pamundur, Marku do të tentojë të humbasë 1.8 kilogramët e tepërt për t’iu lejuar përballja ndaj Prodanit.
VIDEO:
FACE OFF 👀 #ProdanMarku #JoshuaUsyk pic.twitter.com/JlQnRfDHOl
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 24, 2021
Florian Marku fails to make weight for fight on Anthony Joshua undercardhttps://t.co/v8eNMLD0MC pic.twitter.com/3JRaqVbn8d
— Mirror Fighting (@MirrorFighting) September 24, 2021
Diskutime rreth kësaj post