Partia Demokratike përmes deputetes Grida Duma, akuzon qeverinë se ka vendosur një model ekonomik klientelist dhe korruptiv në vend, çka i ka zhytur shqiptarët në varfëri.
Duma publikoi një video me deklaratat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe prononcimet e qytetarëve për çmimin e bukës, teksa tha se maxhoranca nuk e di si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve.
“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.
Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre”, – deklaron Duma.
Diskutime rreth kësaj post