“Opozita nuk ka mision tjetër veçse ti shërbejë qytetarëve, t’i shërbejë mbrojtje përballë qeverisë, jo thjeshtë të përplasen ‘dy të fortët’ e opozitës, ish kryetari dhe kryetari për karrigen e kryetarit”. Kështu është shprehur Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i kryesisë në PD mbrëmjen e sotme.
Kadilli tha më tej që kjo sjellje e dy ‘të fortëve’ është një dëm shumë i madh për Partinë Demokratike, duke shtuar se të dy janë në një betejë, ku njëri kërkon të sigurojë shanse për karrierën e tij, duke iu referuar Bashës, ndërsa tjetri për të siguruar një strehim politik, në këtë rast Berishën.
Kadilli bën edhe një batutë për dyshen Berisha-Basha ku thotë: ‘Zihen si dy shoqe me njëra tjetrën dhe i nxjerrin të palarat pasi janë zënë me njëra-tjetrën’.
Deklarata e Kadillit:
“E gjitha çfarë po ndodh në PD është një shpenzim energjish dhe nxjerr nga misioni opozitës. Opozita nuk ka mision tjetër veçse ti shërbejë qytetarëve opozitë, ti shërbejë mbrojtje përballë qeverisë, jo thjeshtë të përplasen ‘dy të fortët’ e opozitës, ish kryetari dhe kryetari për karrigen e kryetarit. Ky është një dëm shumë i madh për PD, të dy janë në një betejë të pa principë, njëri për të siguruar shanse për karrierën e tij dhe tjetri për të siguruar një strehim politik për veten e tij. Të dy e kanë ulur pazarin e tyre politik deri në atë nivel, sa unë dëgjoj që zoti Basha është shprehur që ka disa gjëra që unë i di nga niveli më i lartë amerikan, po nuk i them.
I di Berisha po ju s’keni për t’i marrë kurrë. Si dy shoqe që zihen me njëra tjetrën dhe i nxjerrin të palarat pasi janë zënë me njëra-tjetrën. Kjo është ambicie për të siguruar jetesën e tyre politike. Çfarë mund të fitojnë qytetarët nga ky sherr, kur ish kryetari që ka instaluar kryetarkracinë na del sot si shpëtimtar nga ajo që kreu vet për 30 vjet. Është modeli më i keq dhe shëmbëlltyra e tij, Lulzim Basha është kryetarokrat, sepse e ka ndihmuar ai të jetë. Kalkulime politike mund të bëjë kushdo. Ditën që Basha nuk e mbrojti më për të siguruar karrierën e vet, hyn edhe thonë i shituri i poshtri dhe i bleri”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post