Ende pa u shuar jeohna e fitoreve të shtatorit, Kombëtaren shqiptare tani e presin dy sfida të vështira dhe direkte. Kuqezinjtë fillimisht do të luajnë më 9 tetor në Budapest ndaj Hungarisë dhe pas 3 ditësh në Tiranë kundër Polonisë.
Legjionarët do të luajnë edhe këtë fundjavë me skuadrat e tyre, për tu grumbulluar më pas. Lajmi i mirë se në Hungari nuk do të ketë tifozë vendas, për shkak të dënimit. Megjithatë, jo çdo gjë po shkon vaj te kuqezinjtë.
Duke nisur nga porta, ku si Strakosha, ashtu edhe Berisha, nuk po luajnë, madje Tomas është i rënduar psikologjikisht pas gafës së bërë në Europa League. Në mbrojtje, vetëm Gjimshiti dhe Hysaj duken stabël, pasi Kumbulla nuk preferohet nga Mourinho, ndërsa Ismajli së fundmi e ka nisur nga stoli.
Situatë alarmante në mesfushë. Keidi Bare u dëmtua në ndeshjen e fundit me Espanjol dhe nuk dihet rikuperimi. Po ashtu, Abrashi vijon të ketë probleme. Pra, bëhet fjalë për dy titullarë. Në sulm Bajrami nuk është më titullar i padiskutueshëm tek Empoli, Broja nuk gjeti vazhdimësi.
Bind vetëm Uzuni dhe Muçi, por për këtë të fundit duhet parë nëse Reja i beson. Për ndeshjet e tetorit nuk priten surpriza në grumbullimin e kuqezinjve, trajneri shpreson që këtë javë të mos dëmtohet asnjë.
Diskutime rreth kësaj post