Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është bashkëprezantuese me aktorin Salsano Rrapi në spektae humorit “Portokalli”, si dhe modern emisionin “Më thuaj një dëshirë”, që vetëm pak javë më parë ëshët rikthyer në transmetim.
Fjoralba ka qenë për disa sezone, pjesë e “E diell”, megjithatë moderatorja u shkëput kur nisi angazhimet e saj të reja. Megjithatë, duket se fansave të saj iu mungon, pasi e pyesin shpesh për një rikthim të mundhsëm.
Në një pyetësor të zhvilluar në Instagram-in e saj, e kanë pyetur sërish, dhe Fjoralba sigurisht, pa hezituar, iu ka kthyer përgjigje.
“Momentalisht jam shumë e plotësuar me projektet që kam në televizion, megjithatë ‘Kurrë mos thuaj kurrë’”, – tha moderatorja, duke thënë se e ardhmja mund të rezervojë surpriza, e duke e lënë kështu mundësinë e rikthimit të hapur.
Ndërkohë, përveç televizionit, prej kohësh përflitet për bashkëpunimin e saj me ‘Pint-at’, të cilat do ta sjellin Fjoralbën edhe si këngëtare.
Diskutime rreth kësaj post