Aktori Edmond Budina mban një qëndrim mjaft kritik ndaj zhvillimeve politike më të fundit në vendin tonë. Sipas tij Edi Rama së fundmi po kërkon që të bëjë edhe emërimet brenda opozitës.
Jo vetëm kaq, por sipas Budinës është e patolerueshme që të huajt të vijnë dhe të bëjnë ligjin në vendin tonë.
“Rama kërkon që të emërojë opozitën, për këtë fajin e kanë demokratët, kushdo qofshin ato, Berisha, Basha apo të tjerët që thonë se janë për atdheun por që do ishin më të besueshëm nëse do të thoshin se janë dhe për interesa personale. Kjo histori ka filluar që me 17 maj. Unë jam kundër që të vijë amerika, kushdo qoftë që të na vendosë ligjet këtë këtu dhe atë atje, të vijë një i huaj në parti të të kërcënojë e të të bëjë është e patolerueshme.
Basha duhet çuar për kallzim penal, të gjithë e kanë dorën në çorbë, nga shkundja do të ndodhë diçka, jam dakord me autokritikën e Berishës por në kongres nuk kishte një gjë t tillë, atje vetëm Rama i kishte fajet, po këto ku i kanë. Ato duhet të kishin një platformë të qartë, për të treguar se çfarë do të bëhet, secili del me interesat e veta dhe i fituari është Rama me tallavanë e vet. Qeveria kur doli nga presidenca më kujtuan revolucionin kinez. Gratë në qeveri janë ca kukulla, do të isha e fyer nëse do më vënë në qeveri vetëm se jam grua, por se e meritoj”, – ka thënë Budina.
Diskutime rreth kësaj post