Analisti i njohur Mentor Nazarko është shaprehur se Sali Berisha po i tregon SHBA që është lojtar, kontrollon ende PD dhe duhet të maten kur të veprojnë kundër tij.
Nga ana tjetër Nazarko thekson se SHBA nuk do të lejojnë që të dalin humbës dhe reputacioni i tyre të vihet në lojë.
‘’Siç thashë Berisha përveç është luftëtar politik i paepur. Nëse i heq luftën si instrument të jetës së tij publike, do të merrte fund. Siç thashë një 77-vjeçar është impresiv.
Berisha do në formësimin e kësaj narrative personale do që të fitojë moralisht, të thotë SHBA shikoni unë jam lojtar, kontrolloj PD dhe matuni kur të veproni ndaj meje.
Ai do të parandalojë përshkallëzimin. E dyta, ai do që në imazhin e tij publik të mbetet në histori, të ndikojë në jetën publike nëpërmjet PD, të ruajtë trashëgiminë politike. Gjen paralelet e Kurtit, ai kostumi që qep i rri mirë këtu, te supet i rri gjerë. Kurti ishte antiamerikan klasik, i frymëzuar nga Franca. Ai krijon një narrativë që ta mbushë. Unë nuk besoj që SHBA do të lejonin nëpërmjet Bashës apo mekanizmave të tjerë të luanin reputacionin e tyre duke dalë humbës. Basha ndihet i fortë, ka kopsitur argumentat, të ndalojë referendumin, thirrjet për forumet. E gjen Bashën të ç’armatosur, nuk ka mbështetje në opinion publik, nuk ka narrativë, edhe baza, nuk do dikë që të humbë 3 herë.’’ – përfundoi Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post