Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ironizoi sot në Kuvend deputeten demokrate, Jorida Tabaku.
Balla tha se vendimi për komisionet parlamentare që do të mbahen online nuk diskutohet më. Ai gjithashtu shtoi se Tabaku duhet të bëjë kujdes me emrat, pas një lapsusi që bëri me emrin e Olaf Scholz, duke shtuar se ai nuk është kushëriri i Eduart Shalsit.
“Pikë së pari njëherë kujdes me emrat sepse nuk është kushëriri i Eduart Shalsit, Olaf Scholz, por do të jetë kancelari i ri gjerman mesa jemi në dijeni. Dhe vendimi për komisionet parlamentare është marrë e nuk mund të diskutohet më. Në Budestag nuk futesh dot më pa green pass, në Kuvendin italian gjithashtu dhe në Kuvendin e Shqipërisë, askush nuk do të vijë i pavaksinuar,” – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post